Lidhje

Lavrov: Moska dhe Uashingtoni ende kanë mosmarrveshje mbi Kosovën


Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov thotë se vendi i tij dhe Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kenë qëndrime të ndryshme për të ardhmen e Kosovës.

Zoti Lavrov i bëri komentet para gazetarëve në Moskë një ditë pas propozimin të ndërmjetësit të OKB0-së Marti Ahtisari për statusin e Kosovës që parashikon vetëqeverisje nën mbikqyrjen ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara e mbështesin planin e zotit Ahtisari.

Rusia mbështet Serbinë, udhëheqësit e së cilës e kanë hedhur poshtë planin. Zoti Lavrov tha se Kosova, ndryshe nga Irani, Iraku dhe Afganistani është një temë për të cilën dy vendet kanë mosmarrëveshje të thella.

XS
SM
MD
LG