Lidhje

Franca kërkon një agjenci të re botërore për ambjentin


46 vende iu bashkuan Francës në thirrjet për një agjenci të re botërore për ambjentin. Presidenti Jacques Chirac bëri sot thirrje për transformimin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Ambjentin në një organizatë më të fuqishme ndërkombëtare për të luftuar ngrohjen globale. Ai tha se planeti është në rrezik dhe e ardhmja e njerëzimit e kërkon një gjë të tillë.

Zoti Chirac foli në Paris pasi shkencëtarët më të mëdhenj të botës publikuan një raport ku thuhet se ngrohja globale shkaktohet në pjesën më të madhe nga njeriu. Në raportin e OKBsë thuhet gjithashtu se kjo tendencë pritet të vazhdojë.

Bashkimi Evropian dhe shumë vende të tjera po mbështesin të ashtuquajturin Thirrja e Parisit për Veprim. Por disa nga vendet me nivelin më të lartë të ndotjes së ambjentit, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kinën dhe Rusinë nuk e kanë nënshkruar atë. //rd//

XS
SM
MD
LG