Lidhje

Kisha serbe dënon propozimin për statusin e Kosovës


Kisha serbe akuzoi ashpër të shtunën kryenegociatorin Martti Ahtisaarin për propozimin e tij për statusin e Kosovës, duke u shprehur se statusi i Kosovës është i përcaktuar, dhe se ky status është: Kosova - pjesë e Serbisë.

Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Serbe tha në një komunikatë të lëshuar nga Beogradi se statusi i Kosovës mund të ndryshohet “vetëm me miratimin e Serbisë dhe nëse ndryshon sistemi i saj kushtetues”.

Në arenën ndërkombëtare kryenegociatori Ahtisari ka fituar përkrahje të konsiderueshme dhe propozimi i tij u vlerësua pozitivisht.

Prishtina e ka pranuar propozimin, por ka thënë se do të bëjë vërejtjet dhe sugjerimet e saj për planin. Megjithatë, planit të zotit Ahtisari nuk pritet t’i bëhen ndryshime thelbësore. //az//

XS
SM
MD
LG