Lidhje

Projekt-buxheti parashikon shkurtim programesh për Zërin e Amerikës


Propozimi i ri për buxhetin e vitit 2008 parashikon eliminimin e shumicës së programeve të Zërit të Amerikës në anglisht si dhe porgramet e radios në 12 gjuhë.

Bordi i Guvernatorëve të Zërit të Amerikës thotë se emisionet në disa gjuhë të tjera do të zgjerohen dhe niveli i përgjithshëm i shpenzimeve për transmetimet për jashtë do të rritet.

Propozimi parashikon eliminimin e emisioneve në gjuhët kantoneze, uzbeke, kroate, greke, gjeorgjiane dhe tajlandeze. Ai parashikon gjithashtu shkurtimin e emisioneve të radios në gjuhët shqipe, serbe, boshnjake, maqedonase, indiane dhe ruse por këto shërbime do të vazhdojnë programet televizive. Shkurtime do të bëhen edhe në gjuhë të tjera.

Të gjitha këtë ndryshime do të duhet të kalojnë nëpër miratimin e Kongresit. //kk//

XS
SM
MD
LG