Lidhje

Rusia, Japonia ndalojnë importin e shpezëve nga Britania 


Rusia dhe Japonia kanë ndaluar importin e prodhimeve të shpezëve nga Britania pas një epidemie të variantit vdekjeprurës H5N1 të gripit të shpendëve në një fermë gjelash deti në Anglinë lindore javën e kaluar.

Vendimi u mor sot. Ndërkohë Britania do të asgjësonte rreth 160 mijë gjela deti në fermë brenda ditës së sotme.

Hollanda dhe Norvegjia kanë urdhëruar marrjen e masave paraprake në fermat e tyre për të mbrojtur shpezët nga kontakti me zogjtë shtegëtarë që mund të jenë prekur nga sëmundja.

Sekretari britanik i mjedisit David Miliband i tha parlamentit sot se rreziku për publikun është minimal. Ai e cilësoi reagimin e qeverisë “të shpejtë dhe të bashkërenduar”.

Eskpertët e shëndetësisë thonë se është e rrallë për njerëzit që ta marrin gripin e shpendëve nga shpendët e infektuar. Por ata shqetësohen se virusi mund të shndërrohet në një formë lehtësisht të transmetueshme mes njerëzve, duke shkaktuar një epidemi vdekjeprurëse.//kk//

XS
SM
MD
LG