Lidhje

Austronautja e Nasës mund të akuzohet për tentativë për vrasje


Autoritetet kanë në plan të ngrenë akuza ndaj një astronauteje të agjencisë amerikane të hapërisës NASA, për tentativë vrasje të një gruaje të cilën e konsideronte rivalen e saj për të tërhequr vemendjen e një kolegu astronaut.

Një zëdhënës i burgut të Orlandos në Florida, tha se policia është në procesin e shtimit të një akuze të re ndaj astronautes Lisa Nowak.

Gjykatësi i dha asaj të drejtën e mbrojtjes në liri, por akuza e re ka bërë që ajo të mbahet nën arrest.

Policia tha se 43-vjeçarja Novak shkoi me makinë rreth 1 mijë e 500 kilometra nga Hustoni i Texasit për në Orlando të Floridës, për t’u konfrontuar me Colleen Shipman, të cilën e konsideronte rivale në dashurinë e saj për pilotin e hapësirës William Oefelein.

Shipman i tha policisë se Novak kishte vënë paruke dhe kishte veshur një kapardinë, kur e sulmoi atë në një aeroport të Orlandos dhe se i kishte spërkatur në sy me spec të kuq. Shipman u largua me makinë dhe thirri policinë, që e kapi Novakun dhe pas kontrollit gjeti në makinën e saj një thikë, çekiç çeliku, një tub gome dhe një letër dashurie për pilontin Oefelein.

XS
SM
MD
LG