Lidhje

Zyrtarja e lartë amerikane Di Karlo viziton Tiranën


Zëvendësndihmës-Sekretarja amerikane e Shtetit Rozmari Di Karlo mbërriti sot pasdite në Tiranë, në kuadër të një turneu rajonal.

Ajo nisi takimet e saj me presidentin Alfred Moisiu dhe takohet po sot, me Kryeministrin Sali Berisha. Nesër, ajo do të bisedojë edhe me Minisrin e Jashtëm Besnik Mustafaj dhe me Kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama.

Fokusi i takimeve të zyrtares së lartë amerikane do të jetë Kosova. Vizita e saj vjen në prag të bisedimeve që pritet të zhvillohen mes Prishtinës dhe Beogradit, rreth paketës së kryenegociatorit Marti Ahtisari. Por, në takimet me autoritetet shqiptare nuk do të mbetet jashtë vëmendjes edhe procesi elektoral në Shqipëri dhe zgjedhjet për pushtetin vendor.//lk

XS
SM
MD
LG