Lidhje

KE propozon rregulla të reja për pakësimin e ndotjes nga makinat


Komisioni Evropian propozoi rregulla të reja, që do t’i detyronin prodhuesit e makinave që të pakësojnë ndotjen tek makinat e reja.

Rregullat, të njoftuara sot në Bruksel, do t’u kërkonin prodhusve të automobilëve që të pakësojnë ndotjen nga dyoksidi i karbonit në një mesatare prej 130 gramë për kilometër, deri në vitin 2012.

Plani me rregullat e reja kundërshtohet nga prodhuesit e makinave, të cilët thonë se këto rregulla janë shumë strikte dhe do të çonin në ngritjen e çmimeve për konsumatorët.

Gjermania ka shprehur shqetësim se rregullat e propozuara do të ndëshkonin në mënyrë të padrejtë industrinë e saj, e cila është e specializuar në makina të mëdha luksi. Për një paketë përfundimtare pritet të votohet nga 27 vendet e Bashkimit Evropian, deri në fillim të vitit të ardhshëm.

Plani i ri bën gjithashtu thirrje për shtimin e përdorimit të bio-karburanteve dhe të karburanteve më të pastra fosile. Këto dispozita nuk do të jenë të detyruara.//lk

XS
SM
MD
LG