Lidhje

NJT: Komandantët paralajmërojnë për rrezikun e dështimit në Irak


Në një artikull të gazetës Nju Jork Tajms thuhet se komandantët ushtarakë amerikanë i kanë thënë presidentit Bush se strategjia e tij e re për Irakun mund të dështojë, nëse agjencitë civile nuk ndërhyjnë me shpejtësi për të ndihmuar për rindërtimin e vendit.

Gazeta shkruan se oficerët janë ankuar, lidhur me një kërkesë nga zyra e Sekretares së Shtetit Kondoliza Rajs, që personeli ushtarak të plotësojë mbi një të tretën prej 350 vendesh të reja pune të Departamentit të Shtetit në Irak, që do të krijohen sipas strategjisë së re.

Në një dëshmi para Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Çështjet e Jashtme, zonja Rice tha se plani i Presidentit parashikon punësimin e 350 specialistëve të fushave të ndryshme, përfshirë inxhinierë, ekspertë ligjorë dhe topografë.

Ajo tha se Departamenti i Shtetit po përpiqet të rekrutojë civilë me këto specialitete jashtë agjencive qeveritare nga i gjithë vendi. Zonja Rice tha gjithashtu se Departamenti ka kërkuar që rezervistët të marrin përkohësisht këto pozicione, derisa specialistët të punësohen, kualifikohen dhe dislokohen.//lk

XS
SM
MD
LG