Lidhje

Koncorsiumi Ndërkombëtar në Tiranë - vlerësohen reformat


Në Tiranë sot u zhvillua takimi i Konsorciumit Ndërkombëtar i cili mbledh përfaqësues të organizmave ndërkombëtare dhe diplomacisë perëndimore për të diskutuar rreth fushave të ndryshme të ndihmës që i jepet Shqipërisë.

Në takim janë vlerësuar arritjet në shumë fusha veçanërisht në reformat në strukturat e sigurisë.

Ambasadori i OSBE-së Pavel Vacek, shprehu shqetësimin për konfliktin e gjatë mes qeverisë dhe Prokurorisë duke deklaruar se puna e këtij institucioni nuk është bërë më e lehtë nga polemikat poliike rreth pretendimeve të ngritura kundër Prokurorit të Përgjithshëm në një kohë kur, sipas tij, ka nevojë për më shumë rezultate.

Nga ana e tij kryeprokurori Theodhori Sollaku ka pranuar se sulmet politike kanë vështirësuar veprimtarinë e institucionit që ai drejton. Ka qenë e vështirë përmbushja e funksioneve kushtetutese në mënyrë të plotë e të gjithanshme por megjithë këto shqetësime, ka siguruar zoti Sollaku rezultatet sipas tij nuk kanë munguar.

Në takim është trajtuar dhe puna dhe refroma në polici. Ambasadorja amerikane Marsi Ries u shpreh se komuniteti ndërkombëtar ndjehet i inkurajuar nga arritjet e viteve të fundit. Ajo ka deklaruar se është shumë i rëndësishëm funksionimi i një sistemi policor transprent e demkratik me një strukturë të qartë të ngjitjes në karrierë.

Vlerësime ka bërë edhe ambasadori Vacek për sukeset në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës. Por ai ka shtuar se është i shqetësuar pasi disa aspekte të ristrukturimit të policisë, lëvizjet dhe uljet në grada të personelit, ndonjëherë edhe të gradave të larta, nuk janë bërë vetëm në bazë të kritereve të përgjithshme e profesionale.//rd//

XS
SM
MD
LG