Lidhje

Irak: Ndalohet një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë


Ushtria amerikane thotë se trupat speciale irakiane kanë ndaluar një zyrtar të lartë të Ministrisë irakiane të Shëndetësisë, nën akuzat se ka qenë figurë qendrore në depërtimin e forcave të armatosura shiite në ministri.

Një deklaratë e ushtrisë nuk e përmendte emrin e zyrtarit, por thoshte se ai ishte implikuar në vrasjet me motive sektare dhe në dhënien e miliona dollarëve për ushtrinë Mahdi, të klerikut radikal shiit Moqtada al-Sadr. Një zëdhënës i Minsitrisë së Shëndetësisë tha se zyrtari i ndaluar ishte Zëvendësministri i Shëndetësisë, Hakim Zamili.

Në incidente të tjera me dhunë, zyrtarët irakianë të sigurisë thonë se të paktën 35 vetë u vranë në sulmet e kryengritësve dhe ato sektare në mbarë vendin, duke përfshirë një shpërthim me bombë që la të vrarë të paktën 17 persona në juglindje të Bagdadit. Ushtria amerikane thotë se ka vrarë 13 kryengritës në një sulm ajror pranë Falluxhas, në provincën al-Anbar. Ushtari tha gjithashtu se 4 marinsa amerikanë u vranë dje në luftimet në Anbar. //rd//

XS
SM
MD
LG