Lidhje

Një gjykatë kroate do të rifillojë hetimet e një politikani të dyshuar për krime lufte


Një gjykatë në Kroaci ka vendosur të rifillojë hetimet lidhur me një politikan i dyshuar për krime lufte gjatë konfliktit ballkanik në vitet 90-të, pasi arriti në përfundimin se politikani është në gjendje të përballet me procedurat.

Gjykata e distriktit të Zagrebit vendosi sot që Branimir Glavas, i cili u shtrua në spital pas një greve urije 37 ditëshe, është tani në gjendje të dalë në gjyq.

Një zëdhënës i gjykatës tha se gjykatësi e bazoi vendimin e tij në analizat mjeksore, që u bënë këtë javë. Glavas u vu nën arrest në muajin tetor nën akuzat se dha urdhër për torturimin dhe vrasjen e serbëve etnikë, si shef i mbrojtjes rajonale në Kroacinë lindore në vitin 1991.

Prokurorët thanë se trupat e disa viktimave u gjetën të lidhur e të hedhur në një lumë. Glavas filloi grevën e urisë ndërsa mbahej nën arrest. Gjykata pezulloi hetimet në dhjetor, pasi mjekët e gjykatës vendosën se jeta e tij ishte në rrezik.//rd//

XS
SM
MD
LG