Lidhje

Pranë marrëveshjes në bisedimet me Korenë e Veriut


I dërguari kryesor i Shteteve të Bashkuara në bisedimet 6-palëshe mbi çështjen bërthamore të Koresë së Veriut tha se negociatorët janë pranë arritjes së një marrëveshjeje, por ka ende disa pika problematike.

Në komentet për shtypin sot në Pekin, zoti Chris Hill, tha se çështjet e pazgjidhura nuk janë shumë themelore, dhe shtoi se vështirë që ato të çojnë në dështimin e negociatave. Megjithatë ai tha se negociatorët po presin si do zhvillohen ngjarjet. Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Veriut zhvilluan takime dypalëshe sot. Po sot u zhvilluan edhe takime të Grupit të gjashtëshes, ku negociatorët diskutuan një projekt-marrëveshje që parashtron hapat që duhet të marrë Koreja e Veriut për t’u çarmatosur. Organizatorja e takimit, Kina, e qarkulloi dje projekt-marrëveshjen, megjithëse hollësitë e dokumentit nuk janë bërë publike ende. Zoti Hill thotë se në dokument përfshihen veprimet që mund të bëjë Koreja e Veriut gjatë javëve të ardhshme për të filluar zbatimin e zotimit të 2005-s, kur Pheniani premtoi se do të çarmatosej. I dërguari koreano-verior Kim Kye Kwan nuk dha hollësi mbi takimin e tij 2 orësh me delegacionin amerikan. Ai theksoi vetëm se ndërmjet 2 vendeve ka ende mosmarrëveshje që ata po përpiqen t’i zgjidhin.

XS
SM
MD
LG