Lidhje

Turqi: Identifikohet një lloj vdekjeprurës i gripit të shpendëve


Autoritetet në Turqi konfirmuan se një lloj gripi shpendësh, që ka mundësi të jetë vdekjeprurës për njerëzit, shkaktoi ngordhjen e pulave në një fshat turk.

Ministria turke e Bujqësisë tha sot se virusi H5N1 i gripit të shpendëve shkaktoi ngordhjen e 170 pulave në një fshat në pjesën juglindore të vendit. Autoritetet e sektorit të bujqësisë kanë vendosur karantinën dhe asgjësuan të paktën 1 mijë pula në atë zonë. Gripi i shpendëve shkaktoi vdekjen e 4 vetave në atë rajon vitin e kaluar.

Ndërkohë, autoritetet britanike thanë se virusi i gripit të shpendëve i gjetur tek gjelat e detit në një fermë në Anglinë lindore mund të jetë identik me një virus që shkaktoi ngordhjen e patave të egra në Hungari.

Hetuesit thanë dje se pulat e importuara në Britani nga Hungaria, pasi ishin trajtuar pjesërisht kundër infektimeve, mund të kenë sjellë virusin H5N1 në fermën britanike. //rd//

XS
SM
MD
LG