Lidhje

Britani: Varianti, i njëjtë me atë të gripit të shpendëve në Hungari


Autoritetet britanike thonë se varianti i gripit të shpendëve që u zbulua tek gjelat e detit në një fermë në Anglinë lindore mund të jetë i njëjti me atë që shkaktoi ngordhjen e patave të egra në Hungari.

Hetuesit thanë dje se shpezët e përpunuara të eksportuara nga Hungaria mund të ketë sjellë virusin H5N1 në fermën britanike. Virusi u zbulua javën e kaluar në një fermë në verilindje të Londrës të menaxhuar nga kompania Bernard Matthew, prodhuesja më e madhe e gjelave të detit në Evropë.

Ndërkohë, autoritetet turke konfirmuan dje një epidemi të gripit të shpendëve tek shpezët në fshatin e Bogaskoy-t në provincën Batman. Ata kanë bllokuar zonën përreth Bogaskoyt dhe fshatrave të tjerë të afërt. Vitin e kaluar katër vetë vdiqën nga gripi i shpendëve në këtë zonë.

Zëvendës kryeministri i parë rus Dmitry Medvedev i quajti të pamjaftueshme masat për të luftuar gripin e shpendëve në vend. Ai tha se gjendja është alarmuese pasi u njoftua për një epidemi në Rusinë Jugore në fillim të kësaj jave.

XS
SM
MD
LG