Lidhje

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e TEC-it të Vlorës


Në Shqipëri autoritetet mbyllën bisedimet e gjata me kompaninë italiane Maire Engineering e cila kishte fituar tenderin për ndërtimin e një termocentrali në Vlorë.

Drejtori i Korporatës Energjitike Shqiptare Andi Beli firmosi kontratën me drejtuesit e kompanisë italiane, e cila është ndër më të mëdhat në sektorin e tekonologjive dhe me një shtrirje në 30 vende të botës. Ndërtimi i termocentralit kushton mbi 90 milion euro të financuara nga Banka Botërore, Banka Evropiane për Rindërtimin dhe Zhvillimin si dhe nga Banka Evropiane e Investimeve.

Ministri Genc Ruli e konsideroi si mjaft të rëndësishme realizimin e kësaj vepre e cila përfaqëson një burim alternativ energjie për Shqipërinë. Ai vlersoi edhe aplikmin e teknologjive të avancuara që shmangin ndikimin negativ mbi mjedisin.

Ndërtimi i termocentralit u zvarrit për gati një vit nga qeveria, e cila para ardhjes në pushtet ishte deklaruar kundër. Muaj të tjerë vonese pasuan procesin e tenderit dhe bisedimeve me kompaninë fituese.

Termocentrali do të ketë një kapacitet prodhimi prej afër 800 milion kilovat orë në vit. Punimet do të zgjasin dy vjet, por kompania italiane ka premtuar të nisë prodhimin, ndonëse jo me kapacitet të plotë, që pas vitit të parë. //rd//

XS
SM
MD
LG