Lidhje

Stiv Azar, albumi “Indianola”


Këngëtar-kompozitori Stiv Azar e filloi karrierën e tij para më shumë se një dekade si këngëtar i muzikës kantri në Nashvill. Ai vazhdon të jetojë në këtë qytet, por është zhvendosur tashmë nga guacka aktuale e muzikës kantri drejt një stili që mishëron ndikimet e muzikës rokendroll dhe bluz. Stiv Azar vizitoi kohët e fundit Zërin e Amerikës dhe foli mbi albumin e tij të fundit “Indianola”. (Klikoni në "Cut 1", në krye të artikullit për të dëgjuar muzikën).

Stiv Azar e quajti albumin e tij “Indianola” sipas emrit të një qyteze në Misisipi, ku kishte lindur legjenda e muzikës bluz, Albert King, dhe ku kishte jetuar gjatë adoleshencës i famshmi B.B. King.

Azar u rrit në Grinvill të Misisipit, pranë kufirit me shtetin Arkansa dhe Luizjana. Pas studimeve në kolegj, me të vëllain Xhoi, ai krijoi grupin Stiv Azar. Grupi pëlqehej mjaft në të gjithë pjesën juglindore të Shteteve të Bashkuara, por Stiv kërkonte diçka përtej kësaj. Ai shkoi me banim në Nashvill më 1991 dhe dy ditë pasi mbërriti, iu ofruan marrëveshje për krijimin e katër këngëve. Në 96-ën, ai nënshkroi kontratën e tij të parë për regjistrim me një kompani të madhe diskografike. Ai thotë se në atë kohë, financiarisht ishte mirë, por artistikisht i paplotësuar.

Të ndjekim për pak çaste këngën “I don’t have to be me”: (Klikoni në "Cut 2", në krye të artikullit për të dëgjuar muzikën).

Në vitin 2001, Stiv ishte në pikun e suksesit të tij komercial me hite si “I don’t have to be me”, që sapo e dëgjuam, dhe “Waiting on Joe”.

Në vitin 2004, Stiv iu nënshtrua operacionit në laring për heqjen e një cisti.

Në 2005-ën filloi të punonte për “Indianola”-n. Frymëzimin për këngët e mori nga ndikimet e tij të hershme të rokendrollit, si dhe nga tingujt me të cilat u rrit në deltën e Misisipit.

Të ndjekim për pak çaste këngën “You don’t know a thing”: (Klikoni në "Cut 3", në krye të artikullit për të dëgjuar muzikën).

“You don’t know a thing”, pjesë e albumit “Indianola”, qendroi për 17 javë në në listën e më të shiturave në Amerikë. Stiv, përveçse autori i të gjitha këngëve të albumit, është producenti i këtij albumi dhe ato i interpreton gjithnjë me grupin e tij të vjetër. Ai thotë se është e rëndësishme të kesh kontroll të plotë mbi projektin, sepse kënga, në fund të fundit, duhet të dalë ashtu siç tingëllon fillimisht në shpirtin e artistit.

A është kjo një këshillë për artistët në përgjithësi? Të paktën është provuar si teknologji e sukseshme krijimtarie për Stivin. Le të ndjekim çaste nga kënga “You’re my life” e albumit “Indianola”: (Klikoni në "Cut 4", në krye të artikullit për të dëgjuar muzikën). //az//

XS
SM
MD
LG