Lidhje

Parlamenti i ri i Serbisë do të diskutojë për Kosovën


Parlamenti i ri i Serbisë pritet të mblidhet për herë të parë të mërkurën për të diskutuar qëndrimin e Beogradit për të ardhmen e Kosovës. Zyrtarët thanë sot se debati për Kosovën do të pasojë një ceremoni të shkurtër betimi.

250 deputetët e dalë nga votimet e 21 janarit pritet të miratojnë një platformë për ekipin negociator që do të paraqesë pozicionin e Beogradit për Kosovën në bisedimet e Vienës më 21 shkurt, ku marrin pjesë përfaqësuesit e Kosovës dhe i dërguari i OKB-së Martti Ahtisaari. Bisedimet u shtynë me kërkesën e Serbisë. //kk//

XS
SM
MD
LG