Lidhje

Paqeruajtesit e Natos në kërkim të gjurmëve të Karaxhiçit


Një zëdhënës i Natos tha se paqeruajtësit bastisën shtëpinë e një serbi të Bosnjes i dyshuar se ka ndihmuar të kërkuarin për krime lufte Radovan Karaxhiç.

Zëdhënësi u tha gazetarëve se trupat e Natos hynë në shtëpinë e Radomir Kojiçit sot në agim në Pale, në lindje të kryeqytetit të Bosnjes, Sarajevë. Në operacion ishin angazhuar edhe forca të policisë vendore.

Zëdhënësi i Natos tha se Kojiç u morr në pyetje për të grumbulluar informacion rreth rrjeteve që e lejojnë Karaxhiçin t’i shpëtojë kapjes.

Natoja ka dështuar prej vitesh në përpjekjet për të arrestuar të kërkuarin dhe shefin ushtarak të tij Ratko Mlladiç. Gjykata e Hagës e akuzon Karaxhiçin dhe Mlladiçin për gjenocid në masakrën e vitit 1995 në Srebrenicë ku u vranë rreth 8 mijë myslimanë dhe për rrethimin 43 mujor të qytetit të Sarajevës.

XS
SM
MD
LG