Lidhje

Ende asnjë marrëveshje për programin bërthamor koreano-verior


Kryenegociatori amerikan në bisedimet gjashtëpalëshe që synojnë eliminimin e programit koreano-verior të Koresë së Veriut thotë se negociatorët do të zhvillojnë edhe një takim tjetër nesër në përpjekje për të arritur një marrëveshje.

Duke folur dje në Pekin, i dërguari amerikan Christopher Hill tha se bisedimet u bllokuan për shkak të atyre që ai dhe të dërguarit e tjerë i konsiderojnë kërkesa të tepruara të Phenianit për ndihmë energjitike në këmbim të eliminimit të programit bërthamor.

Bisedimet ku marrin pjesë Kina, Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut, Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Rusia filluan në Pekin të enjten. Kina kishte paraqitur një projekt-propozim për një marrëveshje të mundshme.

Deri sot në mbrëmje, negociatorët që u takuan me delegacionin koreano-verior thanë se nuk ishte arritur ndonjë përparim. //kk//

XS
SM
MD
LG