Lidhje

Senatori Obama shpall kandidaturën për President i SHBA


Senatori amerikan Barak Obama deklaroi zyrtarisht kërkesën e tij për kandidaturën nga Partia Demokrate për në zgjedhjet presidenciale 2008.

Obama e bëri njoftimin e tij sot në kryeqytetin e shtetit të Illinoisit përpara ndërtesës së vjetër të kongresit amerikan ku në shekullin e 19, Presidenti Abraham Lincoln bëri thirrje t'i jepej fund skllavërisë dhe për bashkim të vendit. Ky është gjithashtu qyteti ku Obama shërbeu si senator shteti deri në zgjedhjen e tij në senatin amerikan në vitin 2004.

Senatori 45 vjeçar nuk vonoi t’u drejtohej kritikëve të tij që thonë se ai është pa përvojë për të hyrë në garën presidenciale, pasi ka shërbyer vetëm dy vjet në senat. Ai tha se ka qënë në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara aq sa duhet për të kuptuar se çfarë rruge duhet të marrë Washingtoni.

Obama premtoi t’u gjejë përgjigje çështjeve madhore si terrorizmit, arsimit, kujdesit shëndetësor dhe për të çliruar Amerikën nga ajo që e quajti tirania e naftës. Ai bëri gjithashtu thirrje për të përfunduar luftën në Irak duke thënë se përfshirja amerikane nuk mund të zgjidhë luftën civile të një vendi tjetër. //ad//

XS
SM
MD
LG