Lidhje

Papa Benedikt: përkrahje për njerëzit me sëmundje të pashërueshme


Papa Benedikt bën thirrje për përmirësimin e kujdesit mjekësor e shpirtëror për njerëzit që vuajnë nga sëmundje të pashërueshme.

Në Vatikan, Papa bëri thirrje për vazhdimin e zhvillimit të kurave që ofrojnë ndihmë e përkrahje të plotë njerëzore dhe shpirtërore për të sëmurët në çastet e vdekjes.

Ky mesazh i Papës përkon me një rast që ka shkaktuar debate të shumta në Itali.

Një komision mjekësor italian shpalli të pafajshëm një mjek i cili shkëputi pajisjen e frymëmarrjes nga një i sëmurë 60 vjeçar që vuante nga një distrofi e rëndë muskulare dhe kishte kërkuar të vdiste.

Mjeku veproi kështu pavarësisht nga një vendim gjykate që e kishte hedhur poshtë kërkesën e pacientit që të mos mbahej gjallë artificialisht.

Shumë nejrëz e mbështetën këtë veprim të mjekut, ndërsa shumë të tjerë thanë se ai shkeli ligjin dhe duhet të dënohet.

Mësimet e kishës katolike thonë se jeta duhet të mbrohet deri në fundin e natyrëshëm të saj./al/

XS
SM
MD
LG