Lidhje

SHBA: Fanarët, një pasuri kulturore, pjesërisht në rrezik


Fanarët, si mjete orientimi në det, i takojnë të kaluarës kur anijet dhe marinarët përpiqeshin mbanin nën kontroll brigjet e Shteteve të Bahkuara. Por sot, ato që kanë mbetur janë lënë shumica në harresë, përveç atyre që përdoren si pika turistike ose që sjellin jehonën e një epoke romantike.

Në kohën kur ende nuk ishin shpikur pajisjet moderne të lundrimit, fanarët ishin thesarë mjaft të çmuar për endacakët e detrave. Dikur ata ishin të shpërndarë kudo përgjatë bregut amerikan. Por me zhvillimet në pajisjet e lundrimit, fanarët nuk përdoren më dhe një pjesë e tyre nuk ndihmojnë më si orientuese në trafikun e madh të lëvizjes së anijeve.

Shumë fanarë kërcënohen të zhduken nga ndryshimet gjeografike si pasojë e erozionit, fatkeqësitë natyrore, shkatërrimi apo mos rindërtimi i tyre nga dora e njeriut. Rojet Bregdetare amerikane dhe Shoqata e Fanarëve thonë se rreth 600 fare kanë mbetur në Amerikë, një pjesë e të cilëve janë në rrezik. Të goditur si nga elementët natyrorë ashtu dhe nga vitet e neglizhencës, shumë prej fareve e kanë humbur origjinalitetin e tyre. Dave Eshbaug, punonjës i Parqeve Shtetrorrë të Oregonit, beson në ruajtjen dhe mbrojten e fareve.

Ia vlen t’i shpëtosh. Mendoj se që t’i lësh faret të shkatërrohen apo t’i harrosh është mungesë respekti ndaj historisë tonë dhe njerëzve, që vunë jetën e tyre në rrezik”.

Shoqatat e mbrojtjes së traditave në shumë shtete po përpiqen së bashku që të shpëtojnë faret nga zhdukja. Dhe Kongresi amrikan po përpiqet t’i ndihmojë. Në vitin 2000, ligjvenësit miratuan aktin e Mbrojtjes së Fareve që i lejon Rojet Bregdetare t’ua kalojnë falas pronësinë e fanarëve organizatave private dhe publike. Edhe agjenci vendore, shtetrore dhe federale mund të përfitojnë nga ky akt.

Edhe disa qytetarë po ndihmojnë për të rindërtuar faret e harruara. Steve dhe Michelle Barsey në Oregon kanë pronë Farin Heceta Head, që nuk është vetëm shtëpia e tyre, por edhe mjet fitimi.

Jo larg farit është një shtëpizë për mbajtjen e mjeteve dhe orendive të farit. Çifti Barseyes e ka shndërruar atë në një hotel të vogël, që ofron edhe mëngjes. Ata thonë se të ardhurat prej biznesit të tyre përdoren për riparimet e domosdoshme, që e mbajnë fanarin ende në funksionim. Michelle Bursey thotë se është një punë që ajo e do.

“Ne harxhojmë kohë dhe energji që ta mbajnë në gjendje të mirë fanarin”.

Përveçse e kanë kthyer Heceta Head në shtëpinë dhe biznesin e tyre, çifti Bursey e vlerëson shumë historinë dhe rëndësinë e farit të tyre.

“Është e rëndësishme që t’i ruajmë faret. Po u prishën, ne nuk mund t’i rikthejmë sërish”.

Faret janë një përkujtim i mrekullueshëm i një epoke të shkuar dhe një mënyrë të jetuari për njerëzit si Steve dhe Michelle Bursey që mendojnë se ia vlen t’i mbrosh ato. Faret janë pjesë e historisë së Amerikës, legjendës dhe jetës në det në të kaluarën../al/

XS
SM
MD
LG