Lidhje

Sekretari Gejts i quan komentet e Presidentit Putin “ligjeratë agjentësh të vjetër”


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts, me humor, zhvleftësoi komentet e ashpra të presidentit rus, Vladimir Putin, në lidhje me ushtrinë amerikane. Sekretari Gejts tha se është jetike që të dy vendet të punojnë së bashku.

Presidenti Putin u ankua të shtunën për, siç u shpreh, “përdorimin gati të pa papërmbajtur” të forcës ushtarake amerikane e cila, tha ai mund të ndezë një gare t re armatimi. Ai kritikoi gjithashtu zgjerimin e Natos dhe tha se po Aleanca e Atlantikut i dislokon trupat e saj “mu në pragun e Rusisë”.

Sekretari Gejts shkaktoi të qeshura të djelën kur foli në të njëjtën konferencë në Gjermani mbi sigurimin, duke thënë se ai dhe zoti Putin kanë punuar që të dy në zbulim dhe se ”... agjentët e vjetër e kanë zakon të flasin troç”.

Por, kur tha se “një Luftë e Ftohtë ishte mjaft”, Sekretari Gejts shtoi se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia duhet të punojnë së bashku për zgjidhjen e problemeve. Ai shtoi gjithashtu se e kishte pranuar tashmë ftesën e zotit Putin për të vizituar kryeqytetin rus.

Sekretari Gejts i bëri gjithashtu thirrje Natos të shtojë shpenzimet në fushën e mbrojtjes dhe të angazhojë më shumë trupa në Afganistan.

Shtëpia e Bardhë i quajti të shtunën komentet e zotit Putin si befasuese dhe hidhëruese, por gjithashtu theksoi nevojën për bashkëpunim.

Zoti Putin ka qenë veteran i KGB-së sovjetike dhe më vonë ka drejtuar pasardhësen e KGB-së, FSB-në. Zoti Gejts ka qenë drejtor i CIA-s. //az//

XS
SM
MD
LG