Lidhje

Shqipëri: Fushata për zgjedhjet vendore me incidente

  • Armand Mero

Në Shqipëri afrimi i fundit të fushatës për zgjedhjet e pushtetit vendor po shoqërohet me një mori incidentesh në qytete të ndryshme, ndërsa beteja politike po acarohet duke u shtrirë edhe në planin personal të kandidatëve.

Në Tiranë, të përditshmet dhe stacione televizive publikuan foto nudo të kryetarit socialist dhe kandidatit të opozitës për kryetar bashkie të kryeqytetit, Edi Rama. Zoti Rama i cilësoi ato si një montazh politik dhe deklaroi se fotot ishin bërë 12 vjet më parë, kur ishte në një plazh në jug të Francës me të dashurën e tij.

Ndërkaq shqetësime vijnë edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili ka dhënë alarmin për pengesat në ngritjen dhe funksionimin e komisioneve zonale dhe atyre të qendrave votimit për shkak të ndërhyrjeve të partive politike. //az//

XS
SM
MD
LG