Lidhje

Gejts: SHBA dhe aleatët do të mposhtin ekstremistët në Afganistan


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts thotë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre janë zotuar të mposhtin ekstremistët në Afganistan.

Sekretari Gejts i bëri këto komente pasi u takua sot në Pakistan me presidentin Pervez Musharaf. Zoti Gejts u tha gazetarëve se bisedimet u përqendruan në mënyrat për parandalimin e sulmeve nga ekstremistët talebanë, që veprojnë përgjatë kufirit midis Pakistanit dhe Afganistanit.

Luftëtarët talebanë pritet të shtojnë sulmet në Afganistan sapo të kalojë dimri i ftohtë në të ashtuquajturën ‘ofensiva e pranverës.’

Sekretari amerikan i mbrojtjes e cilësoi Pakistanin si një aleat shumë të ngushtë të Shteteve të Bashkuara.

Zoti Gejts pranoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara e neglizhuan Afganistanin pas tërheqjes së trupave sovjetike në vitin 1989. Ai tha se kjo nxiti ekstremistët të mernin nën kontroll atë vend. Sekretari Gejts shtoi se Shtetet e Bashkuara nuk do të bëjnë të njëjtin gabim përsëri. //ze//

XS
SM
MD
LG