Lidhje

SHBA ofrojnë 5 milion dollarë për kapjen e dy militantëve arabë


Departamenti amerikan i Shtetit thotë se po ofron një shpërblim prej 5 milion dollarësh për informacione që çojnë në kapjen e dy militantëve arabë të kërkuar nga Shtetet e Bashkuara.

Në një deklaratë të publikuar sot thuhet se sekretarja e shtetit Kondoliza Rajs e ka autorizuar shpërblimin me shpresën për kapjen e dy personave: Mohamed Ali Hamadei dhe Ramadan Abdullah Mohamad Shallah. Të dy ata janë në listën e personave më të kërkuar nga Byroja Federale e Hetimeve.

Departamenti i Shtetit thotë se Hamadei mendohet të jetë anëtar i Hezbollahut libanez. Një juri e madhe amerikane në Uashington e sjpalli atë fajtor për rolin në rrëmbimin e një avioni të kompanisë TWA që fluronte nga Athina për në Bejrut në vitin 1985, incident gjatë të cilit u vra një ushtarak amerikan.

Ndërsa Shallah kërkohet për implikim në Xhihadin Islamik Palestinez, për të cilin Shtetet e Bashkuara thonë se është organizatë terroriste. //ze//

XS
SM
MD
LG