Lidhje

Kryeministri Berisha:thirrje qytetarëve të Kosovës të shmangin dhunën


Kryeministri i Shqipërise, Sali Berisha u bëri sot thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin aktet e dhunës, sepse sipas tij Kosova po ecë e sigurt dhe në mënyrë të parikthyeshme në rrugën e pavarësisë. Ai tha se Kosova ka nevoje për një dialog të hapur dhe të qetë mbi propozimet e zotit Ahtisari, deri në bisedimet e ardhshme të Vjenes.

"Dhuna - tha zoti Berisha - është faktori që mund të dëmtojë më shumë këtë rrugë".

Ai shprehu bindjen se hetimet serioze të shpallura nga autoritetet zyrtare të Kosovës për të identifikuar përgjegjësitë në rastin e jetëve të humbura do të zbulojë të vërtetën.

Ai shprehu në emër të qeverisë shqiptare mbështetjen e plotë për qëndrimin e qeverisë së Kosovës dhe grupit të unitetit ndaj ngjarjeve të fundit në Kosovë, dhe shprehu dhimbjen e thellë dhe ngushëllimet e tij për familjet që humbën njerëzit e tyre të dashur në demonstratat e Prishtinës. //kk//

XS
SM
MD
LG