Lidhje

Kryeministri irakian thotë se po zbatohet plani për sigurinë në Bagdad


Kryeministri i Irakut, Nuri Al-Maliki, thotë se plani i ri për sigurinë në Bagdad ka filluar të zbatohet zyrtarisht.

Zoti Maliki e bëri këtë njoftim sot, një ditë pasi një gjeneral irakian, tha se kufiri me Iranin dhe Sirinë do të mbyllen për 72 orë, si pjesë e operacionit.

Ndërkohë, ushtria amerikane po i qëndron konkluzionit të saj se kleriku radikal Moktada al-Sadr është arratisur në Iran.

Zëdhënësi i ushtrisë amerikane në Bagdad, gjeneralmajori William Caldwell, u tha sot gazetarëve, se sipas të gjithë gjasave, Al Sadr ndodhet në Iran.

Ndihmësit e klerikut radikal këmbëngulin se udhëheqësi shiit ndodhet në Irak, por i ka pakësuar daljet në publik për arsye sigurie.

Gjenerali Caldwell tha gjithashtu se javën e kaluar, “armë të sofistikuara” rrëzuan një helikopter të marinës amerikane në provincën al-Anbar, por nuk dha hollësi. I gjithë ekuipazhi amerikan prej 7 vetësh që ndodhej në avion, u vra në këtë sulm. //ze//

XS
SM
MD
LG