Lidhje

Rusi: Duma ratifikon marrëveshjen për lehtësimin e vizave me BE-në


Dhoma e Ulët e Parlamentit rus, Duma, ratifikoi marrëveshjet me Bashkimin Evropian, për lehtësimin e procedurave të vizave për disa udhëtarë.

Ligjvënësit votuan sot njëzëri për thjeshtëzimin e rregullave të vizave për udhëtarët që lëvizin për biznes, për gazetarë, studjues, studentë dhe disa vizitorë të tjerë.

Ligjvënësësit po ashtu, ratifikuan marrëveshje lidhur me ripranimin e imigrantëve të paligjshëm, që është kushti kryesor i BE-së për lehtësimin e rregullave për vizat.

Marrëveshjet nuk janë nënshkruar ende nga Bashkimi Evropian. Ato duhen miratuar gjithashtu edhe nga Dhoma e Lartë e Parlamentit rus, si dhe të nënshkruhen nga Presidenti Vladimir Putin. //kk//

XS
SM
MD
LG