Lidhje

Parlamenti i Serbisë mblidhet sot për të votuar mbi planin Ahtisari


Parlamenti i ri i Serbisë u mblodh sot për të votuar rreth planit të të dërguarit të OKB-së për Kosovën Marti Ahtisari. Plani i paraqitur në fillim të muajit pritet të kundërshtohet nga ligjvenësit serbë. Rezoluta e paraqitur në parlament ve në dukje se propozimi i OKB-së përben shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Kosova ishte çështja e parë në rend të ditës e parlamentit të ri serb të dalën nga zgjedhjet e janarit. Plani i paraqitur nga zoti Ahtisari pritet të hidhet poshtë nga deputetët serbë. Kundërshtimi nga parlamenti, paraqet një pengesë simbolike ndaj propozimit të OKB-së, por është një sinjal i qartë se komporomisi mbi të ardhmen e Kosovës nuk është i mundur dhe zgjidhja duhet të imponohet nga Këshilli i Sigurimit.

Parlamenti i mbledhur sot në seancën e tij përuruese, pritet të miratojë rezolutën ku theksohet se propozimi i Kombeve të Bashkuara shkel parimet bazë të ligjit ndërkombëtar sepse nuk respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë.

Deputeti Bozidar Gjeliç shprehu ndjenjën që ekziston në parlamentin e ri serb.

“Ne do të mbrojmë me çdo mjet diplomatik dhe paqësor terësinë e vendit tonë dhe jam i sigurtë se bota do ta kuptojë se ne nuk jemi Millosheviçi. Serbia e sotme nuk është Serbia e Millosheviçit, Ne jemi demokratë. Ne duam që Serbia të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, por ne nuk mund të rimë pa mbrojtur atdheun tonë. Kosova dhe Metohija janë djepi i shtetit dhe civilizimit tonë”.

Kundërshtimi nga parlamenti do t’i jepte fund çdo shprese për një marrëveshje midis shqiptarëve dhe serbëve në raundit e fundit të negociatave që ka planifikuar për javën e ardhshme në Vjenë zoti Ahtisari. Plani i zotit Ahtisari parashikon vetëqeverisje me mbikqyrje ndërkombëtare për Kosovën, por nuk përmend njohjen e pavarësisë.

Senaca e sotme e parlamentit u drejtua nga Borka Vuçic, një bankiere që ndihmoi Millosheviçin t’u shmangej sanksioneve të OKB-së në vitet ’90. Zonja Vuçiç, në moshën 82 vjeçare, u bë kryetare e përkohshme e parlamentit, meqë është ligjvenësja më e vjetër në moshë. //ze//

XS
SM
MD
LG