Lidhje

Presidenti Bush i bëri thirrje Kongresit të mos i shkurtojë fondet për Irakun


Presidenti Bush i bëri thirrje Kongresit të mos i shkurtojë fondet për planin e tij për shtimin e trupave amerikane në Irak.

Në një konferencë shtypi që mbajti sot në Washington, zoti Bush tha se anëtarët e Kongresit kanë çdo të drejtë të shprehin kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të tij për dërgimin e mijëra trupave shtesë në Irak. Presidenti i bëri këto komente, ndërsa Dhoma e Përfaqësuesve po debaton një projekt-rezolutën ku kundërshtohet shtimi i trupave të propozuar nga Presidenti Bush.

Por Presidenti tha se ai nuk do që rezoluta pa fuqi detyruese të shndërrohet në detyruese, gjë që nuk do t’i lejonte trupat të kryenin detyrën.

I pyetur për Iranin, zoti Bush tha se nuk e dinte në se udhëheqësi iranian ka urdhëruar Forcën Quds të Rojeve Revolucionare të Iranit të sigurojnë pajisje shpërthyese të improvizuara për forcat kryengritëse në Irak. Por ai shtoi se e di që armët në Irak hyjnë nga Irani dhe se ato po i dëmtojnë trupat amerikane.

Lidhur me Korenë e Veriut, zoti Bush tha se marrëveshja e arritur në Pekin në bisedimet 6-palëshe për t’i dhënë fund programit bërthamor të Koresë së Veriut është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur. //ze//

XS
SM
MD
LG