Lidhje

Parlamenti Evropian miratoi një raport mbi veprimtaritë e CIA-s


Parlamenti Evropian miratoi një raport, ku akuzohen disa nga vendet anëtare për lejimin dhe fshehjen e fluturimeve të avionëve të CIA-s, që transportonin persona të dyshuar për terrorizëm në burgje sekrete për t’u marrë në pyetje.

Në raportin e shumëpritur thuhet se CIA ka mbajtur në mënyrë të fshehtë persona të dyshuar për terrorizëm në burgje evropiane dhe i ka dërguar ata me avionë, për t’u marrë në pyetje në vende ku torturat lejohen me ligj. Raporti e dënon hapur këtë praktikë duke e quajtur ‘instrument të paligjshëm’ të përdorur nga Uashingtoni në luftën kundër terrorizmit.

Raporti miratohet pas një viti hetimesh ndaj aktivitetit të CIA-s në Evropë. Ai nuk ofron prova të drejtpërdrejta se CIA ka patur burgje sekrete në vende evropiane, siç pretenduan disa të burgosur vitin e kaluar.

Por në të akuzohen disa qeveri të Bashkimit Evropian, mes tyre edhe Gjermania e Italia, për bashkëpunim me programin e fshehtë të CIA-s. //ze//

XS
SM
MD
LG