Lidhje

Del Ponte kritikon Brukselin për qëndrimin ndaj Serbisë


Kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës Carla del Ponte kritikoi komunitetin ndërkombëtar për hapat që ka ndërmarrë për zgjerimin e lidhjeve me Serbinë, pavarësisht dështimit të saj për të sjellë para drejtësisë të dyshuar që nuk janë kapur ende.

Zonja del Ponte tha sot në Bruksel se gjykata e Hagës duhet ta përfundojë aktivitetin e saj deri në vitin 2010 dhe se ajo beson që komuniteti ndërkombëtar po e humb interesimin që të ndihmojë gjykatën që të përfundojë punën.

Ajo i referohej deklaratës së djeshme të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian ku ata treguan gadishmërinë për të rifilluar bisedimet me Serbinë nëse ky vend merr masa të efektshme për të ndihmuar prokurorët e Hagës. Por në deklaratë nuk u përsërit kërkesa që Serbia fillimisht të arrestojë dhe ekstradojë të dyshuarin për krime lufte Ratko Mlladiç. //kk//

XS
SM
MD
LG