Lidhje

UEFA: Inter dhe AC Milan mund të luajnë në fushat e tyre


Organizmi zyrtar i futbollit europian, UEFA, ka vendosur që klubet italiane të futbollit Inter Milan dhe AC Milan do të jenë në gjendje të luajnë në fushat e tyre ndeshjet në kuadër të Ligës së Kampioneve.

Gjithsesi, UEFA ka vendosur që stadiumi i San Siros ka nevojë për më shumë punime që të arrijë kapacitetin e plotë të vendeve përpara se ndeshjet të zhvillohen. Kapaciteti normal i këtij stadiumi është rreth 80 mijë vende.

Në përpjekje për të shmangur trazirat, vetëm 3 mijë e 600 vende do të lejohen për tifozët e Interit, të cilët do të ndeshen në takimin e parë të Ligës me Valencian të mërkurën e ardhshme. Rreth 1,800 vende do të jenë rezervuar për tifozët spanjollë të Valencias.

Numri i saktë i biletave për ndeshjen e Ac Milan kundër Seltik në 7 mars ende nuk është përcaktuar, por kufiri për tifozët skocezë do të jetë vetem 4 mijë e 500 vende.

Zyrtarët italianë të futbollit kanë vendosur masa të rrepta të sigurisë në stadiumet vendase mbas trazirave mes tifozëve fillimin e këtij muaji në Siçili, ku si pasojë u vra një polic dhe u plagosën dhjetra tifozë.//ii

XS
SM
MD
LG