Lidhje

Të rejat e fundit nga bota e Hollivudit


Hugh Grant dhe Drew Barrymore së bashku me studion Warner Bros dhe regjisorin Marc Lawrence sjellin sot në kinema komedinë romantike me titull “Music and Lyrics”. Ngjarjet zhvillohen rreth yllit të shuar të muzikës pop të viteve 80-të, Alex Fletcher, luajtur nga Hugh Grant i cili merret me punë të dyta. Por shansi troket në derën e ish këngëtarit të famshëm kur ylli i ri i muzikës Cora Corman e fton atë të shkruajë tekstin dhe regjistrojë një duet me të. Por problemi qendron se Aleksi nuk ka shkruar ndonjëherë vargje këngësh dhe i duhet që brenda disa ditësh të krijojë një këngë hit. Në skenë shfaqet Sophie Fisher, luajtur nga Drew Barrymore, e cila përveç romacës sjell artin dhe magjinë që i ka munguar këngëtarit prej vitesh.

Një lajm i mirë për dashamirët e filmave me animacione...e kryesisht për tifozët e Shrekut. Muaji maj do të shënojë edhe daljen në skenë të pjesës së tretë të filmit me përralla nga bota e çuditëshme e mbretërisë ku njerëzit dhe kafshët kanë aftësitë të komunikojnë me njëri tjetrin. Krijesa gjysëm njeri dhe gjysëm kafshë, Shreku i jeshiltë rikthehet në kinema me më shumë ndodhi nga bota shumë shumë e largët. Në pjesën e tretë, mbreti Harold, babain i princeshës Fiona të martuar me Shrekun sëmuret dhe familja mbretërore kërkon ndihmën e dhëndërit, zërin e të cilit e dublon aktori Mike Myers. Por Shreku dhe Fiona nuk e kishin menduar ndonjëherë që të merrnin fronin e mbretërisë. Shrek thërret në ndihmë gomarin, zërin e të cilit e dublon Eddie Murphy dhe të maces të dubluar nga Antonio Banderas. Treshja niset në kërkim të kushëririt rebel të Fionës për ta vënë atë në krye të mbretërisë. Ai është Artie, dubluar nga Justin Timberlake. Por në mbretëri diçka po ndodh, Prince Charming po thur komplot për të shtënë në dorë mbretërinë. Fiona zërin e së cilës dublon Cameron Diaz dhe mbretëresha Lillian thurin një plan për të mbrojtur mbretërinë e tyre. Shreku i tretë del në kinema me 18 maj, ndërkohë që suksesi i sigurtë i filmit ka bërë që xhirimet kompjuterike kanë filluar për pjesën e katërt që pritet të dalë në kinema në vitin 2009, 13 vjet pas origjinalit.

Për herë të parë në historinë e çmimeve të Akademisë, Oscarët zbresin nga piedestalet e tyre për tu takuar me njerëzit e thjeshtë që kanë po aq dëshirë të shtien në dorë Oscarët sa edhe vetë kandidatët për këto çmimet prestigjoze. Në qytetin e e Nju Jorkut, vizitorët mund të mbajnë dhe të fotografohen me statujën e Oscarëve...në Times Square në një studio të kanalit ABC ku janë ekspozuar rreth 50 statuja të tilla. Turistët e befasuar dhe njujorekzët ndaluan për tu fotografuar me statujën më të dëshiruar në botë dhe të inskenonin edhe fjalimin e pranimit të çmimit Oscar. Statujat e arta të Oscarëve janë rreth 34 centimetra të gjata dhe peshojnë rreth 5 kilogramë. Të punuar me dorë nga një kompani në Çikago, çdo figurë është e mbështjellë me bakër, nikel dhe argjend para se të jepet veshja e fundit me arin 24 karatësh.

Këngëtari 33 vjeçar Robie Williams i është nështruar rehabilitimit në Shtetet e Bashkuara kundër përdorimit të drogës. Modelja amerikane Lisa d’Amato, e cila thotë se kishte lidhje me Williams, është cituar të ketë thënë se ai përdorte ilaçe kundër depresionit. Kjo nuk është hera e parë që këngëtari është përballur me drogën. Ai u trajtua për abuzim me alkooholin dhe drogën pas shkëputjes nga grupi “Take That” në vitin 1995. Në një dokumentar vitin e kaluar, Williams pranoi se kishte filluar të përdoret ilaçe kundër depresionit rreth 13 muaj pasi kishte lënë alkooholin.

XS
SM
MD
LG