Lidhje

Shpërthim në një lokal të Tiranës ku kishin qënë për darkë deri vonë disa deputetë socialistë


I ndodhur vetem tri dite perpara votimeve per pushtetin vendor, shperthimi i mbremshem veshtire se mund t'i shpetonte vleresimeve dhe komenteve politike. Kryetari i partise socialiste Edi Rama dhe nje grup deputetesh socialiste kishin darkuar aty mbreme deri pas mesnate.

Kur ka kaluar pak me shume se nje ore, dhe kur lokali i cili ndahet vetem me pak metra nga godina e Prokuorise se Pergjithshme, ishte mbyllur, nje sasi tritoli, 150 gram, ka shperthyer ne ballkonin e tij duke tronditur zonen perreth. Nga lenda plasese jane shkaktuar vetem deme materiale.

Policia dhe drejtori i Tiranes ka mberritur menjehere ne vendngjarje. Eshte urdheruar vendosja postblloqeve ne akset kryesore te kryeqytetit. Gjate dites nje mbledhje posacme eshte zhvilluar ne Prokurori dhe hetimet i jane kaluar Prokurorise se krimeve te renda. Dy prokurore dhe 5 agjete te policise hetimore perbejne berthamen qe po ndjek ceshtjen. Drejtori i pergjithshem i Policise Bajram Ibraj njoftoi pasdite se eshte vene nje shperblim prej 10 mije dollareh per ate qe do te jape informacione mbi autoret.


Deri ne mbremje nga hetimet nuk ka dale asnje njoftim, nderkohe qete dy kampet politike jane pozicionur ne sulme. Deputetet socialiste e cilesuan shperthimn si nje ngjarje mjaft te rende qe perkeqeson klimen para zgjedhjeve. Partia tjeter e opozites, levizja socialiste per Integim ka drejtuar gishtin e akuzes direkt mbi kryeministrin Sali berisha. Ndersa vete kryetari socialist Edi Rama tha sot se kërkonte zbardhjen e shpejtë të ngjarjes duke deklaruar se dëshironte të mos besonte se pas saj fshihen persona me poste të larta shtetërore.


Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pasdite duke deklaruar se e dwnon ashpwrsisht atw dhe se i ka kerkuar policise hetime te shpejta. Ai e ka cilesuar si nje ngjarje qe synon të rrisë tensionin gjatë fushatës elektorale.

Ne komunikaten e kreut te qeverise shkruhet se dy javë më parë zyra e tij ka marre informacione për kërcënime për likuidim fizik midis pronarëve dhe pretenduesve për pronar të lokalit ku ndodhi shperthimi dhe mjediseve rreth tij.

Te njejten gje e ka deklaruar me pas edh zevendesministri i Brendshem Gjergj Lezhja. Sipas tij Policia e shtetit eshte vene ne dijeni 2 jave me perpara per kete konflikt serioz. Ai tha se personalisht kishte marre kontakt me njerin nga ish-ortaket e vellezerve Avllaj, te cilet jane pronaret e lokalit ku ndodhi shprthimi dhe qe perveç problemeve serioze ne aktivitetin e tyre te perbashket kishte denoncuar se vellezerit Avllaj e kishin kercenuar me jete. Policia e shtetit tha me pas se zoti Lezhja - ka referuar sot ne prokurori nje denoncim te ish ortakut te vellezerve Avllaj te bere nje dite me pare.

Per ngjarjen ka reaguar edhe ambasada e Shteteve te Bashkuara. Ne nje komunikate lidhur me takimin e ambasadores Marsi Ries me prokurorin e pergjithshem Theodhori Sollaku ne zyren e ketij te fundit, vetem pak metra nga vendi i shperthimit, thuhet se Ambasada nxit autoritet te etojne plotesisht incidentin.

XS
SM
MD
LG