Lidhje

Të akuzuarit për bombat e Madridit nuk pranojnë autorësinë


Dy persona të akuzuar si organizatorë të shpërthimeve të vitit 2004 në disa trena të Madridit, mohuan se kanë patur lidhje me këtë ngjarje.

Marokenët në fjalë, Jusef Belhaxh dhe Hasan el-Haski, dolën sot para gjyqit që po zhvillohet në periferi të Madridit dhe mohuan se kanë lidhje me veprimtari terroriste. Prokurorët mendojnë se Belxhad është personi që flet në një video të gjetur pas sulmeve, i cili merr përgjegjësinë për shpërthimet në emër të al-Kaidës.

Në gjyq doli sot edhe Xhamal Zugam, person që akuzohet se ka vendosur njërën nga bombat. Ai mohoi përfshirjen në shpërthimet dhe tha se ishte duke fjetur në kohën e ngjarjes. Zugam kishte një dyqan ku, sipas zyrtarëve, ishin blerë karta telefonike që u përdorën në telefonatat me të cilat ishin shpërthyer bombat.//lk

XS
SM
MD
LG