Lidhje

Vdes në aksident një dëshmitar i rëndësishëm në gjyqin e Haradinajt


Avokatët mbrojtjes të ish Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj bënë të ditur sot, se një dëshmitar i rëndësishëm në procesin e Gjykatës së Hagës kundër zotit Haradinaj, ka vdekur në një aksident me makinë, në Mal të Zi.

Dëshmitari, emri i të cilit nuk dihet, ishte rivendosur në Mal të Zi si dëshmitar i mbrojtur i prokurorisë. Bashkërenduesi i avokatëve të zotit Haradinaj, Majkëll O’Reilly, i tha sonte Zërit të Amerikës, se sipas informacionit të autoriteteve malazeze dëshmitari në fjalë ka vdekur dje në Mal të Zi në një aksident trafiku. Dëshmitari i mbrojtur ishte shqiptar i Kosovës.

Media serbe e ka cilësuar vdekjen e dëshmitarit si vrasje. Ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinja është akuzuar për krime lufte, për shkak të rolit të tij gjatë konfliktit në Kosovë. Gjykimi pritet të fillojë më 3 mars. Gjykata e Hagës lejoi mbrojtjen në liri të ish-kryeministrit të Kosovës.//lk

XS
SM
MD
LG