Lidhje

SHBA: Senati voton për rezolutën pa fuqi zbatuese mbi Irakun


Senati i Shteteve të Bashkuara caktoi një votim jo të zakontë për sot mbi rezolutën pa fuqi zbatuese, ku shprehet mosmiratimi i planit të Presidentit Bush për dërgimin e trupave shtesë në Irak.

Ky vendim merret një ditë pasi Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit miratoi me shumicë dërmuese votash rezolutën për të cilën Kryetarja e saj, Nancy Pelosi, tha se i hap rrugën një drejtimi të ri në Irak. Rezoluta kundërshton dislokimin e më shumë trupave amerikane në Irak, por mbështet forcat që janë tashmë në terren.

Senatori John Warner nga Virginia, që është mes republikanëve që e mbështesin rezolutën, thotë se irakianët duhet të marrin më shumë përgjegjësi për t’i dhënë fund dhunës sektare në vendin e tyre.

Por senatori republikan, Jon Kyl nga Arizona nuk është dakord me këtë pikpamje, duke thënë se rezoluta i dërgon një mesazh të gabuar trupave amerikane.

Demokratët që kanë një shumicë të ngushtë në Senat, duhet të kenë mjaft mbështetje nga republikanët sot për t’i hapur rrugën debatit mbi rezolutën. Demokratët thonë se republikanët duan ta bllokojnë debatin mbi luftën në Irak për të shmangur turpërimin e Presidentit Bush. //az//

XS
SM
MD
LG