Lidhje

Irak: Të paktën 60 të vrarë nga tre sulme me makina bombë


Tre sulme me makina bombë në Bagdad kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 60 vetëve dhe plagosjen e 100 të tjerëve në zona kryesisht shiite të kryeqytetit irakian.

Zyrtarët thonë se shumica e viktimave u shkaktuan nga dy bomba që shpërthyen në dy tregje të hapura në lagjen Bagdadi i Ri.

Një shpërthim i tretë ndodhi pranë një postoblloku të policisë në zonën e Lagjes Sadër.

Këto shpërthime ndodhin pas një periudhe relativisht të qetë, që nga fillimi i operacionit të forcave irakiane dhe atyre amerikane në kryeqytet.

Ndërkohë një gazetë amerikane thotë se janë gjetur dokumenta që tregojnë se kryengritësit kanë hartuar me kujdes një strategji për të rrëzuar helikopterët.

Gazeta Nju Jork Tajms, njofton sot se rrëzimet e kohëve të fundit të helikopterëve amerikaknë në Irak ishin pjesë e një plani të kryengritësve për t’u përqëndruar kryesisht tek sulmet kundër helikopterëve. //kk//

XS
SM
MD
LG