Lidhje

Olmert: Izraeli, SHBA do ta bojkotojnë qeverinë palestineze


Kryeministri izraelit Ehud Olmert thotë se ai dhe presidenti Bush kanë rënë dakord se do ta bojkotojnë qeverinë palestineze të unitetit, në qoftë se ajo nuk përmbush kërkesat ndërkombëtare.

Zoti Olmert thotë se nuk do të ketë bashkëpunim me asnjë qeveri palestineze nëse ajo nuk heq dorë nga dhuna, nuk njeh të drejtën e Izraelit për të ekzistuar dhe nuk pajtohet me marrëveshjet e deritanishme të paqes. Zoti Olmert thotë se ai dhe presidenti Bush ranë dakord për këtë qëndrim gjatë një bisede telefonike të zhvilluar ditën e premte.

Zoti Olmert foli ndërkohë që Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs, filloi një takim me presidentin palestinez, Mahmud Abas në Ramallah. Ajo më vonë u takua edhe me zotin Olmert. Këto takime i paraprijnë takimit trepalësh që do të zhvillohet nesër.

Zyrtarët thonë se zonja Rajs i tha presidentit palestinez se marrëveshja për një qeveri uniteti nuk përmbush kërkesat ndërkombëtare, por se Uashingtoni do të rezervohet në gjykimin e tij deri në formimin e qeverisë. Sipas zyrtarëve zoti Abas e kishte mbrojtur marrëveshjen për krijimin e qeverisë së unitetit. //kk//

XS
SM
MD
LG