Lidhje

Presidenti Bush vlerëson lart rolin e presidentit të parë Uashington


Presidenti Bush vlerësoi lart rolin e presidentit të parë amerikan Xhorxh Uashington me rastin e 275-vjetorit të lindjes së Uashingtonit.

Ai i bëri komentet sot në shtëpinë historike të Xhorxh Uashingtonit, në Maunt Vernon të shtetit Virxhinia.

Presidenti tha se Xhorxh Uashingtoni ishte një mbrojtës i madh i lirisë dhe një figurë qendrore në luftën për pavarësi nga Britania.

Zoti Bush tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë edhe sot të mos e tolerojnë tiraninë dhe terrorin.

Miliona amerikanë sot e kanë ditë pushimi me rastin e Ditës së Presidentit.

Shkurti është muaji i lindjes së dy presidentëve më të shquar amerikanë: Xhorxh Uashington dhe Abraham Linkoln.//ii

XS
SM
MD
LG