Lidhje

Kryeministri Olmert, presidenti Abas: zgjidhje me dy shtete


Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs, tha se Kryeministri izraelit dhe Presidenti palestinez ripohuan përkushtimin e tyre për një zgjidhje me dy shtete të konlifktit të Lindjes së Mesme.

Sekretarja Rice i bëri këto komente pas bisedimeve me udhëheqësin izraelit Ehud Olmert dhe atë palestinez Mahmud Abas në Jeruzalem. Por, zonja Rice nuk njoftoi për ndonjë arritje të rëndësishme në rigjallërimin e bisedimeve mes izraelitëve dhe palestinezëve, që u ndërprenë më tepër se 6 vjet më parë.

Sekretarja Rice tha se të dy udhëheqësit shprehën përkushtimin e tyre për marrëveshjet e mëparshme dhe ishin të një mendimi se shteti palestinez nuk mund të lindë nga dhuna. Ajo tha se zoti Abas dhe zoti Olmert ranë dakord të takohen përsëri së shpejti. Pas bisedimeve, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha se një pjesë e takimit iu kushtua çështjes së marrëveshjes për një qeveri uniteti mes fraksionit Fatah të Presidentit Abas dhe grupit në fuqi Hamas.

Sipas zyrtarëve palestinezë, zonja Rajs i tha zotit Abas se një qeveri uniteti duhet të përmbushë kërkesat ndërkombëtare, siç është njohja e Izraelit dhe heqja dorë nga dhuna. //kk//

XS
SM
MD
LG