Lidhje

SHBA përgatit kandidaturën për Kupën e Botës në Futboll më 2018


Federata amerikane e futbollit po përgatit kandidaturën për t’u bërë vendi organizator i Kupës së Botës për vitin 2018, si dhe po pozicionon qytetet amerikane që të jenë gati si rezervë për kupën e 2014-ës.

Presidenti i Federatës, Sunil Gurati, i tha gazetës "Uashington Post" se federata do të formojë një komitet organizator këtë javë gjatë takimeve vjetore në Los Anxheles dhe do të përgatitet për t’i komunikuar FIFA-s synimin se do të kandidojë si vend organizator për Kupën e Botës të vitit 2018.

Edhe Anglia planifikon të verë një kandidaturë të ngjashme. E vetmja kupë e botës në futboll, e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara ishte ajo e vitit 1994, e cila rezultoi në një sukses për sa i përket pjesëmarrjes rekord.

Afrika e Jugut do të jetë organizatore e kupës së vitit 2010, ndërsa 2014 do t’i takojë një vendi të Amerikës së Jugut. Por presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter ka thënë se nëse asnjëri prej vendeve kandidatëve nuk do të jetë sa duhet i fortë, atëhere do të ishte e logjikëshme që ndeshjet e kupës të zhvendoseshin drejt veriut.//lk

XS
SM
MD
LG