Lidhje

Moska kërcënon bazat e planifikuara për sistemet anti-raketa


Komandanti i forcës stretegjike ruse të raketave thotë se Rusia është e aftë të godasë baza amerikane të mbrojtjes nga raketat nëse baza të tilla ndërtohen në Republikën Çeke apo Poloni.

Gjenerali Nikolai Solovtsov paralajmëroi dje se Rusia ka aftësitë e nevojshme për të rifilluar ndërtimin e raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi nëse Kremlini tërhiqet nga një traktat për mospërhapjen e armëve që ka nënshkruar me Shtetet e Bashkuara.

Një zëdhënës i Natos i cilësoi fjalët e gjeneralit si komente ekstreme, të panevojshme dhe të vjetëruara.

Kryeministrat çekë dhe polakë, Jaroslav Kacyzynski dhe Mirek Topolanek thanë dje se ka të ngjarë që të mos i pranojnë propozimet e Uashingtonit për të ndërtuar baza për mbrojtjen nga raketat.

Uashingtoni thotë se bazat do të mbrojnë kundër çdo rakete që mund të hedhë Irani apo Koreja e Veriut. Presidenti rus Vladimir Putin e ka cilësuar praninë e një sistemi mbrojtës nga raketat kaq pranë kufirit të saj si një kërcënim ndaj sigurisë së saj kombëtare. //ad//

XS
SM
MD
LG