Lidhje

Policia indiane publikon skicat e të dyshuarve për shpërthimin


Policia indiane publikoi skicat e dy personave të dyshuar për shpërthimin ndaj trenave që shkaktoi vdekjen e 68 personave, ndërkohë që Ministri i Jashtëm i Pakistanit mbërriti në Delhi për bisedime paqeje.

Një zyrtar i lartë i policisë tha sot se të dyshuarit kishin hipur në tren në kryeqytetin indian, por zbritën rreth 15 minuta para shpërthimit të parë. Policia po merr gjithashtu në pyetje një shtetas pakistanez në lidhje me sulmin.

Shumica e 68 viktimave ishin pakistanezë. Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Kurshid Kasuri, ndodhet në Nju Delhi, për t’u takuar me homologun e tij indian. Zoti Kasuri theksoi se dy vendet duhet të bashkëpunojnë për të luftuar terrorizmin. Zyrtarët e të dyja palëve kanë rikonfirmuar vullnetin për bisedimet e paqes këtë javë pavarësisht nga ngjarja.//lk

XS
SM
MD
LG