Lidhje

Rusia u bën analizat shpendëve për virusin H5N1


Rusia po u bën analizat shpendëve të tjerë të gjetur pranë Moskës, pas konfirmimit të pranisë së virusit vdekjeprurës H5N1 në zogjtë e ngordhur, që u gjetën javën e kaluar në pesë zona në afërsi të kryeqytetit.

Zyrtarët e veterinarisë thanë sot se dyshojnë që gripi i shpendëve të jetë shkaku i ngordhjes së 75 pulave në një fermë në lindje të Moskës, që nga dita e shtunë. Vazhdojnë analizat për të gjetur nëse shpendët kanë ngordhur nga virusi i tipit H5N1, i cili që nga viti 2003 është bërë shkak për vdekjen e më shumë se 160 vetëve në të gjithë botën.

Autoritetet thonë se rreth 200 shpendë shtëpiakë kanë ngordhur brenda dhe në afërsi të Moskës gjatë dhjetë ditëve të fundit. Zyrtarët e bujqësisë theksojnë se të gjitha rastet e kanë burimin tek një treg i vetëm shpendësh shumë afër Moskës. Zyrtarët e shëndetësisë thonë megjithatë, se karantinat dhe masat sanitare e kanë frenuar përhapjen e virusit.//lk

XS
SM
MD
LG