Lidhje

Rama ja dedikon fitoren koalicionit të majtë

  • Armand Mero
  • Tiranë

Në Shqipëri Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, i cili doli fitues për herë të tretë në garën për Bashkinë e Tiranës tha sot se partia që ai drejton është sot forca e parë politike në vend duke deklaruar kështu për herë të parë fitoren në zgjedhjet e 18 shkurtit. Zoti Rama tha se rezultati i dedikohet bashkëpunimit mes të gjitha forcave të majata. Ai u shpreh se partia socialiste do të angazhohet menjëherë për reformën e procesit zgjedhor.

Ndërkaq, edhe demokratët deklarojnë se janë ata që kanë fituart në shumicën e vendit, ndërkohë që incidente të shumta kanë shoqëruar procesin e numërimit të votave.

Gjatë gjithë këtyre ditëve, kryetari socialist Edi Rama nuk ishte shfaqur asnjë moment në publik dhe nuk kishte bërë asnjë deklaratë ndonëse fitorja e tij personale për mandatin e tretë në krye të bashkisë së Tiranës u duk e konfiurmuar thuajse që gjatë ditës së djeshme. Ndërsa fjala e tij e sotme e mbajtur para disa qindra përkrahësve socialist të mbledhur përpara selisë së partisë u karkaterizua nga tone të përmbajtura, larg euforisë apo entuziazmit të tepruar.

Zoti Rama tha se rezultat nuk duhet të jenë një alibi për të ndalur sic tha ai kurimin e sëmundjeve të trrashëguara në organizmin e partisë socialiste. Opozita ka fituar në thuajse të gjitha qendrat e mëdha urbane. Këtë rezultat zoti Rama ia dedikoi bashkimit të të gjithë forcave të majta:

"Suksesi i binomit PS – LSI është një fitore brenda fitores dhe kam bindjen se së bashku do të punojmë me sukses për një sërë reformash të mëdha në kuadrin e një programi të ri kombëtar për ta nxjerrë Shqipërinë përfundimisht nga tranzicioni. Falenderoj Neritan Cekën, Skënder Gjinushin dhe Paskal Milon", - tha ai.

Zoti Rama u shpreh për angazhimin e partisë socialiste për ndërmarrjen e një refrome të shpejtë elektorale:

"Është për të ardhur keq që në drejtim të standarteve Shqipëria, siç e nënvizuan vëzhguesit ndërkombëtarë, Shqipëria humbi një mundësi, duke dëshmuar në fakt se sa të drejta kanë qenë shqetësimet konstante të opozitës për standartet dhe sa të dëmshme pozicionimet refraktare të palës tjetër ndaj propozimeve tona. PS do angazhohet menjëherë për një reformë të thellë të procesit dhe të infrastrukturës zgjedhore në mënyrë që ti jepet fund kësaj mënyre primitive të realizimit të vendimmarrjes në popull",-tha ai.

Sipas kryetarit socialist, partia që ai drejton, pas zgjedhjeve të së dielës është forca e parë politke në vend:

"Partia Socialiste është sot forca e parë politike në vend, jo vetem në qytet, por edhe ne fshat. Koalicioni Bashkë për të Ardhmen eshte fitues me diference te ndjeshme ndaj palës tjetër Shqiperia qeveriset sot nga nje grumbull forcash politike që nuk gëzojnë mbeshtetje në popull as në zonat rurale as në zonat urbane".

Por, ndërkohë edhe demokratët e ndjejnë veten të parët, duke deklaruar se në shifra absolute ata kanë fituar shumicën e komunave dhe bashkive të vendit. Ndërkohë që në fjalën e sotme të kryeministrit Sali Berisha nuk u ndje ai optimizëm që do të ishte i kuptueshëm në raste fitoresh:

"Premtimet e bëra në këtë fushatë, pavarësisht nga rezultati, jemi të detyruar t’i shndërrojmë në realitet. Nuk mund të ndikojë rezultati i votimit në mosrealizimin e premtimeve të paraqitura nga zyrtarët në zonat ku ata kanë bërë fushatë, sepse nuk duhet të harrojmë se interesat e qytetarëve janë një, pavarësisht se si ata e shpërndajnë votën e tyre",- tha ai.

Ndërkaq, mbyllja e procesit të zgjedhjeve është shoqruar gjatë dy ditëve t fundit me incidente dhe problkeme të shumta. Shpesh procesi i numërimit bllokohet dhe konfliktet mes anëtarëve të komisioneve nk kanë munguar. Rasti më flagrant është ai në Ndroq, ku dy komisionerë socialist përfunduan në spital, ndërsa policia arrestoi sot dy anëtarët demokratë që kishin ushtruar dhunë mbi ta. Për problmet e shfaqura Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë edhe sot denoncime për ndjekje penale ndërsa ka aplikuar dhe masa ndëshkimore me gjobë.

XS
SM
MD
LG