Lidhje

Kryeministri italian Romano Prodi paraqet dorëheqjen


Kryeministri italian Romani Prodi paraqiti dorëheqjen pasi pësoi një humbje në një votim në senat mbi politikën e jashtme, ku bëhej fjalë edhe për misionin ushtarak të Italisë në Afganistan.

Qeverisë i duheshin 160 vota për të siguruar mbështetjen për politikën e jashtme, ndërkohë që arriti të merrte vetëm 158 vota.

Votimi i sotëm nuk e detyronte zotin Prodi të jepte dorëheqjen sipas kushtetutës, megjithatë para votimit Ministri i Jashtëm Massimo d’ Alema tha se qeveria e së majtës së qendrës duhet të jepte dorëheqjen nëse nuk siguronte shumicën.

Këshilltarët e zotit Prodi thonë se konsultimet me udhëheqësit e partive do të fillojnë nesër. Nuk ishte e qartë nëse presidenti Giorgio Napolitano do ta pranojë dorëheqjen, apo do t’i kërkojë zotit Prodi të krijojë një qeveri të re. Zoti Napolitano mundet gjithashtu të bëjë thirrje për zgjedhje të reja. //kk//

XS
SM
MD
LG